
SPANJË- 7 persona, mes tyre 3 shqiptarë janë arrestuar në Barcelonë, Spanjë, pasi ishin pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Në pranga të autoriteteve spanjolle ranë 3 të rinjtë shqiptarë të moshës 24, 25 dhe 26 vjeç, të cilët u kapën ndërsa po bëheshin gati të korrnin më shumë se 3500 bimë kanabisi. Ata akuzohen për krim kundër shëndetit publik dhe për mashtrim me furnizimin me energji elektrike.
Tre të rinjtë ishin përgjegjës për ruajtjen e plantacionit dhe sigurimin e rritjes së duhur të bimëve. Policia spanjolle lajmëroi se ata u kapën teksa ishin gati për të korrur prodhimin. Ndërsa hetimet ende po vijojnë nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Po gjatë këtij muaji, autoritetet spanjolle arrestuar 4 shqiptarë të tjerë, të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Droga ndodhej në një fermë të braktisur, e cila ishte përshtatur për kultivim kanabisi. Për këtë arsye, ata kishin lidhur një kullë me tension të lartë pranë fermës. Dy nga të arrestuarit u liruan me kusht po atë ditë, ndërsa të tjerët ndodhen në paraburgim./ZËRI