Aktualitet

Personazhi i TikTokut kërcënonte Kozakun: Do ta çoj tritolin me dron

Altin Coku kërcënon Kozakun se do ta dërgojë tek motra e tij, që sipas tij, ka vdekur në moshën 29-vjeçare.

D.XH
Personazhi i TikTokut kërcënonte Kozakun: Do ta çoj tritolin me
Altin Coku

TIRANË – Personazhi i TokTokut, Altin Çoku, i arrestuar se çoi drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare, pasi i shpërndau një foto intime, është i njohur për krime të ngjashme. Pak kohë më parë, Çoku kërcënonte me vrasje një tjetër personazh të rrjeteve sociale, Kozak Braçin.

Në video duket qartë se Çoku as që e vriste mendjen as për policinë, pasi kërcënonte live Kozakun. Ai i thotë Kozakut se do ta dërgojë pranë motrës së tij, që pretendon se ka vdekur. “Ndaç bëni meme, ndaç incizojeni, ndaç çojeni në komisariat, bëni çfarë të doni. Për shpirt të motrës, pa të çuar te motra ime nuk kam për të lënë. A sot, a nesër, a pasnesër, nuk e di. Por pa të çuar te motra ime pa të lënë nuk kam”, thotë Çoku.

 

Në një tjetër video, Altin Çoku i thotë Kozakut se do i çojë dron me tritol në ballkon. Deri në momentin e arrestimit, ndaj personazheve të rrjetit social TikTok nuk është marrë masë nga policia, edhe pse shantazhojnë live./ZËRI/

Poll

MOS HUMB