Aktualitet

Pistoleta, kallashnikov e fishekë, arrestohet i riu në Durrës, babai i tij shpallet në kërkim (VIDEO)

Autoritetet ushtruan kontroll në banesën e familjes Sefaj dhe gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri, 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

F.m
Pistoleta, kallashnikov e fishekë, arrestohet i riu në Durrës,
Saimir Sefaj

DURRËS- Saimir Sefaj është vënë në pranga, ndërsa babai i tij, Shefqet Sefaj është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Policia e Durrësit. Autoritetet ushtruan kontroll në banesën e familjes Sefaj dhe gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri, 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.


Njoftimi i policisë Shijak: Finalizohet operacioni policor i koduar “Double". Mbanin në banesën e tyre në Maminas, 1 kallashnikov dhe 1 pistoletë, arrestohet 30-vjeçari dhe shpallet në kërkim babai i tij. Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak. Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri pa leje dhe janë rrezik potencial për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak finalizuan operacionin “Double”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 30 vjeç dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Sh. S., 54 vjeç. Nga kontrollet në banesën e tyre në Maminas, u gjetën 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak. Punohet për kapjen e 54-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB