
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu është marrë në pyetje për një orë nga prokurorët e posaçëm në SPAK, pasi është vënë nën hetim për për shpërdorim detyre për ndërtimin e një trotuari në Lezhë. Pas daljes nga SPAK, përpara gazetarëve, Ndreu e quajti kallëzim politik atë që është bërë ndaj tij në Prokurorinë e Posaçme nga Partia Demokratike. Dega e Partisë Demokratike në Lezhë denoncoi në vitin 2023 trotuarin e bërë në rrugën Lezhë-Shëngjin përgjatë lagjes Xhenjo. Sipas PD-së, Bashkia Lezhë ka vepruar në shkelje pasi nuk kishte të drejtë që të kryente punime në një kohë që ky aks rrugor është në varësi të ARRSH-së.