Aktualitet

VENDIMI- Mashtroi me dokumentat, "CFO Pharma" e Nadir Çaushollit përjashtohet nga tenderat

APP bën me dije se penaliteti ka nisur 2 ditë më parë, më 8 korrik 2024 dhe do të zgjasë deri më 8 janar të vitit që vjen. 

k.m.
VENDIMI- Mashtroi me dokumentat, "CFO Pharma" e Nadir
Nadir Çausholli

TIRANË- Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka ndaluar kompaninë farmaceutike “CFO Pharma” që të marrë pjesë në tendera shtetërorë për një periudhë 6-mujore. Shkak për penalizimin është bërë keqinformimi i instituciove kontraktuese në dy procedura tenderimi. APP bën me dije se penaliteti ka nisur 2 ditë më parë, më 8 korrik 2024 dhe do të zgjasë deri më 8 janar të vitit që vjen. 

"Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “CFO Pharma” shpk,me NIPT K22305002U, përjashtohet – 6(gjashtë) muaj (duke filluar nga data 08.07.2024 -08.01.2025),"-bëhet me dije nga APP. 

VENDIMI- Mashtroi me dokumentat, "CFO Pharma" e Nadir

Por për cilët tendera bëhet fjalë?

“Boldnews.al” ka zbuluar dy tenderat që penalizuan dhe përjashtuan nga kontratat publike “CFO Pharma-ën” e Nadir Çaushollit. Procedura e parë është zhvilluar nga Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, me objekt “Blerje medikamente”; ndërsa tjetra ka të bëjë me Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Has, me objekt “Blerje materiale mjekimi konsumi dhe kirurgjikale per nevoja spitalore”. 

PROCEDURA E PARË

VENDIMI- Mashtroi me dokumentat, "CFO Pharma" e Nadir

Për blerjen e medikamenteve në spitalin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë kishte vendosur fond limit vlerën prej 1 965 307,00 lekësh të reja. Fitues e tenderit më datë 30 janar të këtij viti u shpall kompania e Çaushollit, me ofertë 1 892 301,00 lekë të reja. Me këtë shumë, kompania do të mbulonte detyrimet e kontratës për blerjen e medikamenteve deri më 31 dhjetor të këtij viti. Për këtë procedurë, "Open Procurement" ka ngritur flamurin e kuq për shkak të mungesës së konkurencës. 

PROCEDURA E DYTË

VENDIMI- Mashtroi me dokumentat, "CFO Pharma" e Nadir

Procedura tjetër është zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Has, me objekt “Blerje materiale mjekimi konsumi dhe kirurgjikale per nevoja spitalore”. Kontrata do të zgjasë për 12 muaj. Fondi limit për këtë kontratë ishte vlera e 700 000,00 lekësh të reja, ndërsa "CFO Pharma" ka ofruar 696 115,00 lekë të reja. Për "Open Procurement", ky tender ka flamur të kuq për skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Dy garuesit e tjerë të skualifikuar janë: "TRIMED shpk" dhe "AQUARIUS MEDICAL shpk", edhe pse kishin në fakt oferta më të ulëta se fituesit e “CFO”.

Por cilat janë shkeljet e kompanisë, e cila tashmë është e pezulluar nga APP?

Agjencia e Prokurimit Publik thotë se ka nisur hetimin administrativ, bazuar në informacionin e përcjellë nga Inspektorati Shtetëror i Punës, institucion që ka gjobitur me 200 mijë lekë të reja kompaninë për shkelje të rënda. Edhe pse ishin të gjobitur, kompania e Çaushollit e ka fshehur penalitetin duke "gënjyer" në dokumentet që kanë dorëzuar pranë autoriteteve tenderuese. E gjitha për të vazhduar dhe për të marrë tendera kur në fakt, ligji për Prokurimit Publik parashikon që kompanitë e gjobitura për shkelje të ligjit të punësimit përjashtohen nga tenderat publikë.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që “CFO Pharma” dhe pronari i saj ka probleme me ligjin. Nadir Çauaholli është dënuar disa herë për mashtrim në mënyrë të përsëritur, histori që nis që nga viti 2015. Biznesmeni ka përfituar tendera nga Ministria e Shëndetësisë edhe kur ka qenë në burg duke vuajtur dënimin për mashtrim.

Asokohe kompanisë së tij që mbante emrin "OMEGAPharma" u dënua duke iu hequr e drejta të tregtojë ilaçe, por vetëm një vit më vonë, në 2016 iu dha çmimi si “Biznesi më i Mirë i Vitit” nga Dhoma e Tregtisë. Ndërkohë që mediat kishin zbuluar se në farmacitë e Çaushollit shitesnin ilaçe të importuara me çmime disafish më të larta sesa i blinte. Një nga abuzimet më të mëdha që ka bërë kjo kompani, është zbuluar nga mediat dhe ka të bëjë me ilaçin e quajtur "Soludamin". Çausholli ua shiste pensionistëve të varfër këtë ilaç me vlerë 180 herë më të shtrenjtë se çmimi i blerjes dhe shumëfish më shtrenjtë se çmimi që kishte miratuar komisioni i çmimit të barnave.

Përveç dënimit me burg, ndaj kompanisë së tij u vendos 400 milion lekë gjobë. Megjithatë, edhe pse i dënuar për mashtrim, Çausholli vazhdoi biznesin e tij, të cilin duhet ta pezullojë vetëm për një kohë të shkurtër./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB