Aktualitet

Pjesëtarë të grupeve kriminale! Ekstradohen 2 shqiptarë nga Italia e Greqia

Nga Italia u ekstradua Gjergji Luli dhe nga Greqia, Arben Cufe, të akuzuar si organizatorë të trafikut të drogës.

D.XH
Pjesëtarë të grupeve kriminale! Ekstradohen 2 shqiptarë nga
Ekstradimet

TIRANË – Interpol Tirana ka ekstraduar gjatë ditës së sotme dy shqiptarë, njëri nga Italia dhe tjetri nga Greqia. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Mësohet se nga Italia është ekstraduar Gjergji Luli, pjesë e një grupi kriminal, që trafikoi 200 mijë euro kokainë. Ndërsa nga Greqia u ekstradua Arben Cufe, që akuzohet se ka trafikuar sasi kanabisi në vendin fqinj.

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Brendshëm Taulant Balla. Ky i fundit ka përgëzur Interpolin për ndalimin dhe ekstradimin në vendin tonë të dy personave, pjesëtarë të grupeve kriminale.

Postimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla

Vijon çdo ditë bashkëpunimi i shkëlqyer me Interpol për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Përgëzime Interpol Tirana????‍♀️???????? ???? në bashkëpunim edhe me njësitë partnere në Itali dhe Greqi, lokalizuan, ndaluan dhe sot ekstraduan në Shqipëri dy persona, pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshira në trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike./ZËRI/

Poll

MOS HUMB