Aktualitet

Plagosi 22-vjeçarin në Fushë-Krujë, arrestohet autori, i gjendet edhe arma e krimit (EMRI)

Sipas burimeve, autori i dyshuar identifikuar si Riza Miri, teksa mësohet se gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar edhe thikën me të cilën dyshohet se është kryer plagosja.

zh.ll
Plagosi 22-vjeçarin në Fushë-Krujë, arrestohet autori, i
pamje nga vendngjarja

FUSHË KRUJË- Autori i dyshuar i plagosjes së 22-vjeçarit mbrëmjen e kaluar në Fushë-Krujë ka rënë në prangat e policisë.

Sipas burimeve, autori i dyshuar identifikuar si Riza Miri, teksa mësohet se gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar edhe thikën me të cilën dyshohet se është kryer plagosja.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme në lagjen “Grumbullimi” të Fushë-Krujës, pas një konflikti mes dy të rinjve, i cili agravoi deri në përdorimin e armës së ftohtë.

I plagosuri, 22-vjeçari me inicialet M.K., u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mori ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa ende nuk bëhet me dije gjendja e tij shëndetësore.

Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në konflikt.

Poll

MOS HUMB