Aktualitet

Plagosi të moshuarin për borxhin e djalit të tij, Gjykata e Durrësit lë në burg 31-vjeçarin

Organi i akuzës kërkoi arrest me burg për 31-vjeçarin për plagosje me dashje.

f.t
Plagosi të moshuarin për borxhin e djalit të tij, Gjykata e
pamje nga ngjarja

DURRËS- Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore për të përcaktuar masën e sigurisë në ngarkim të Adil Hizdrit 31 vjeç i cili dy ditë më parë plagosi me armë zjarri 70-vjeçarin Fadil Hunda. Organi i akuzës kërkoi arrest me burg për 31-vjeçarin për plagosje me dashje. Gjyqtari e konsideroi të ligjshëm arrestimin e 31-vjeçarit dhe vendosi si masë sigurie atë të arrestit me burg.

Si ndodhi ngjarja

Adil Hidrizi qëlloi me pistoletë 70-vjeçarin Fadil Hunda. Shkak për plagosjen është bërë borxhi i pashlyer që kishte njëri prej djemve të të moshuarit. Autori i dyshuar është afruar me automjetin e tij, rreth orës 19.30 pranë lokalit ku ndodhi ngjarja dhe është konfliktuar me babanë e personit që i kishte marrë borxh dhe nuk ia kthente prej kohësh. I plagosuri si zakonisht po qëndronte në lokalin pranë shtëpisë së tij. Më pas autori ka shkuar në automjetin e ndaluar në mes të rrugës dhe ka marrë pistoletën duke qëlluar disa herë në drejtim të Hundës, të cilin e kanë kapur dy plumba./ZËRI

Poll

MOS HUMB