
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë, nga plagosja e një të mituri, që ndodhi mbrëmjen e djeshmë në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Mësohet se plagosja ka ndodhur në prani të prindërve të 17-vjeçarit, ndërkohë që autori Gent Dushku vijon ende në kërkim nga policia. Plagosja ka ndodhur pas një sherri që familjet kanë pasur mes tyre, Luka dhe Gjergji, për shkak se janë komshinj mes tyre. Plagosja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri për motive banale.
Autori i ngjarjes Gent Dushku, i cili banon në lagjen “Xhabiej” në Shkodër është dhëndri i familjes Luka dhe ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Bërdicë.
Aty ka nisur një debat me babain e të plagosurit. Ky i fundit ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe në ato momente dyshohet se Gent Dushku ka qëlluar me pistoletë djalin 17-vjeçar duke e lënë të plagosur i cili po ashtu ndodhej jashtë së bashku me babain e tij. Në momentin e plagosjes në rrugë ndodhej edhe nëna e shtetasit të plagosur.
Policia ka shpallur në kerkim Gent Dushku, shtetas me probleme me ligjin sepse edhe me parë ka qenë i arrestuar per tentativë vrasje. Ndërkohë që i mituri është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/ZËRI