Aktualitet

Plagosja e Alted Jolldashit, Gjykata lë në burg 2 autorët dhe vetë të lënduarin

E.K
Plagosja e Alted Jolldashit, Gjykata lë në burg 2 autorët dhe
Personi i plagosur

TIRANË- Është mbajtur këtë të martë, në Gjykatën e Korçës, seanca e masës së sigurisë për 3 personat e përfshirë në plagosjen e ndodhur në datën 1 Mars. Gjykata ka caktuar arrest ne burg për dy prej autorëve të dyshuar, që janë Kristo Lotis dhe Deisi Meko, ndërkohë që në të njëjtën masë sigurie është lënë dhe vetë personi i plagosur, Alted Jolldashi. Ai u arrestua në ambientet e spitalit, pasi sipas policisë ka qëlluar me armë në drejtim të autorëve të plagosjes së tij.

Sipas Prokurorisë së së Pogradecit, plagosja e Jolldashit nuk ka qenë një konflikt i çastit, pasi të tre djemtë kanë qenë duke u sqaruar për një konflikt të mëparshëm të tyre. Sipas hetuesve dyshohet se Jolldashi ka hapur zjarr ndaj djemëve të tjerë dhe ata i janë kundërpërgjigjur, duke e lënë të plagosur. Lidhur me ngjarjen, Deis Meko dhe Kristo Lotis u vetëdorëzuan në polici pas negociatave me familjarët, ndërsa Jolldashi megjithëse tek po mjekohet tek Trauma mbetet i arrestuar në flagrancë.

ÇFARË TREGUAN PAMJET FILMIKE

ZËRI siguroi dy ditë më parë pamjet ekskluzive të plagosjes në Pogradec. Në videon e siguruar nga ZËRI, duke qartë momenti kur autori i plagosjes, tashmë i arrestuar nga Policia, Deis Meko zbret nga mjeti i tij tip "Benz". Bashkë me të janë edhe 4 persona të tjerë, të gjithë djem të rinj. Fillimisht flasin me një djalë që ndodhet pranë një mjeti të parkuar, duke menduar se ai është objektivi i tyre, Alten Jolldashi. Por shpejt kuptojnë se nuk kanë të bëjnë me të njëjtin person. Por shumë pranë tij gjejnë motorin e të riut që kishin si objektiv. 

Fillimisht një prej tyre e hedh poshtë motorin, ndërsa më pas të tjerët shkojnë pranë tij dhe e gjuajnë më shkelma. Teksa largohen, Meko kujdeset që të kërcënojë djalin që kapi në fillim të videos, me shumë gjasa duke i lënë "porosi" për Jolldashin dhe më pas largohet. Por jo për shumë gjatë. Me të ikur agresorët, atje ku kishte lënë motorin kthehet Alten Jolldashi, i cili ngre nga toka mjetin e tij dhe kalon rrugën. Pikërisht në të njëjtin moment kur grupi me djem po bënin xhiron e dytë në zonë. Ata menjëherë ndalojnë mjetin dhe në një rrugicë, i afrohen dhe e dhunojnë fizikisht. 

Më pas, duket qartë momenti kur nxjerrin edhe armën dhe e qëllojnë 27-vjeçarin disa herë me armë zjarri. Me të "kryer punë' futen me vrap në makinë dhe largohen në shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB