Aktualitet

Plagosja me armë e 25-vjeçarit në Velipojë/ Identifikohet autori, shpallet në kërkim

ndodhur në fshatin Malikolaj, pas nje konflikti mes dy komshinjve. I plagosur ka mbetur 27-vjeçari Emiljano Paloka, i cili është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe i është nënshtruar një operacioni.

f.t
Plagosja me armë e 25-vjeçarit në Velipojë/ Identifikohet
FOTO ILUSTRUESE

VELIPOJË-Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes së ndodhur tre ditë më parë në Velipojë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 27-vjeçari Emiljano Paloka. Shtetasi me iniciale K.L 25 vjeç është shpallur në kërkim nga Policia, ndërsa Paloka vijon të jetë në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Ngjarja ndodhi në fshatin Malikolaj, pas nje konflikti mes dy komshinjve. I plagosur ka mbetur 27-vjeçari Emiljano Paloka, i cili është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe i është nënshtruar një operacioni.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 25-vjeçar, autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e datës 02.04.2024, në fshatin Malikolaj, Velipojë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është identifikuar autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi K. L. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

I plagosuri, shtetasi E. P., 27 vjeç, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e datës 02.04.2024, në Velipojë. 

Poll

MOS HUMB