Aktualitet

Terrorizoi banorët e zonës duke qëlluar me kallashnikov, arrestohet 42-vjeçari në Vlorë

42-vjeçari, banues në fshatin Dukat, raportohet se ka qëlluar me kallashnikov në afërsi të stanit të tij

E.K
Terrorizoi banorët e zonës duke qëlluar me kallashnikov,
Arma e sekuestruar

VLORË- Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke rrezikuar jetën e banorëve të zonës. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në Karaburun, në afërsi të stanit të tij, duke rrezikuar banorët e zonës. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në këtë zonë kanë gjetur të fshehur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.      


NJOFTIMI I POLICISË:

Angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i disponojnë ato.  

Finalizohet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Delta Force, operacioni policor i koduar "Strike 9", për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje. 

Vihet në pranga një 42-vjeçar që qëlloi me armë zjarri në ajër, në Karaburun, duke rrezikuar banorët e zonës. 

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.   

Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në Karaburun, në vendin e quajtur “Gallolec”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri që e mbante pa leje në stanin e tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Strike 9", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Dukat.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në Karaburun, në afërsi të stanit të tij, duke rrezikuar banorët e zonës. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në këtë zonë kanë gjetur të fshehur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.   

Poll

MOS HUMB