Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Koplik

Ngjarja ka ndodhur në orën 19.50, kur Genti Dulaj u qëllua me armë zjarri nga Mirush Hasa, pas një konflikti për motive të dobëta.

k.m.
Plagosje me armë zjarri në Koplik
Foto ilustruese

SHKODËR- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Koplik të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në orën 19.50, kur Genti Dulaj u qëllua me armë zjarri nga Mirush Hasa, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, autori është në arrati, ndërsa 32-vjeçari i plagosur, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Koplik/Informacion paraprak

Më datë 29.02.2024, rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik. 32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB