
SHKODËR- Plagosje me thikë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit "Loro Boriçi". Raportohet se dy adoleshentë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Shkodrës ku ndodhën nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se autor i ngjarjes është një 14-vjeçar, i cili është vënë në pranga nga Policia pas ndjekjes. Të plagosurit janë të moshave 13 dhe 15 vjeç. Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një sherr i çastit që ka ardhur si pasojë e bullizmit mes adoleshentëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur "Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit dyshohet se shtetasi E. F 14 vjeç ka dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash kontrolli në zonë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç. Shtetasi E. K po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe do kryehen veprime proceduriale në prani të psikologut dhe familjarëve nën drejtimin e Prokurorit./ZËRI