TIRANË-iPhone 18 është lançuar dhe njejtë si në vendet e tjera edhe në Shqipëri shitjete e para kanë filluar, por mënyra se si kanë hyrë telefonat e markës së njohur në vendin tonë pritet të hapë një hetim.
Një sasi e konsiderueshme telefonash të rinj iPhone 18 dyshohet se është futur kontrabandë në Shqipëri, pa paguar detyrimet doganore, TVSH-në dhe pagesat e tjera që lidhen me importin. Pajisjet dyshohet se kanë hyrë në territorin shqiptar përmes kanaleve të parregullta dhe më pas janë nxjerrë në treg për shitje. Sipas Infonews.al, për rastin pritet të zhvillohen verifikime për të zbardhur mënyrën se si telefonat kanë kaluar kufirin shqiptar.
Çështja merr rëndësi edhe për faktin se iPhone 18 pritej të mbërrinte zyrtarisht në tregun shqiptar rreth fundit të shtatorit ose fillimit të tetorit.
Në fokus të verifikimeve pritet të vendosen personat që dyshohet se kanë sjellë telefonat në Shqipëri. Hetimet pritet të sqarojnë origjinën e telefonave, rrugën e ndjekur dhe përgjegjësitë e mundshme të personave të përfshirë. Një rast i ngjashëm u evidentua vetëm pak ditë më parë edhe në Kosovë, ku autoritetet zhvilluan një aksion lidhur me kontrabandimin e telefonave iPhone 18.