
ITALI- Sherr mes shqiptarëve dhe serbëve në Venecia. Sipas mediave italiane, mbrëmjen e djeshme një grup shqiptarësh kanë sulmuar një grup studentësh serbë që ishin në një ekskursion në Venecia. Sipas raportimeve, në mesin e studentëve të sulmuar ka pasur edhe të lënduar rëndë.
Njërit i është prerë koka me shishe qelqi, ndërsa një tjetri i janë thyer 2 brinjë.
Sipas nënës së një studenti që ishte në grupin e studentëve të sulmuar, ngjarja e pakëndshme ka ndodhur pas darkës.
"Fëmijët u vendosën në një hotel në Lido di Jesolo dhe pas darkës shkuan në plazh. Teksa po rrinin në plazh, po rrinin të qetë duke dëgjuar muzikë dhe duke kënduar. Kur një grup më i madh shqiptarësh iu afruan me shishe qelqi dhe sherri nisi pasi i shanë serbisht,"-tregoi ajo.
Ndërkohë që aktualisht nuk ka asnjë person që ka përfunduar në pranga pas sherrit, por bëhet me dije se ngjarja po hetohet nga autoritetet italiane./Zëri.ai