
TIRANË- "Bluebay sh.p.k." ka ndërruar pronar. Kompania, e cila zotërohet në 100% të aksioneve nga Mentor Mezini, ka vendosur që të shesë të gjitha kuotat e tij për shumën e 12 milionë eurove. Por kjo shumë do të disbursohet me 3 këste. Sipas dokumentet të siguruar nga "VoxNews", shoqëritë blerëse janë "Edil Project", "Belhaus shpk" dhe "Hotel Colosseo". Po sipas të njëjtit burim, të tre shoqëritë blerëse rezultojnë se kontrollohen nga familjarë të biznesmenit Pjerin Fushaj. Ky i fundit aktualisht është pronar i "STAR NEëS-RTV" në Shkodër dhe i "HOTEL COLOSSEO MARE".
200 mijë euro janë dhënë për blerjen në momentin e firmosjes së kontratës, e më pas 7.8 milionë euro duhet të ishin shlyer deri në 31 janar 2024, pjesa tjetër duhet të ishte shlyer deri në fund të vitit 2024. Gjithashtu, tre shoqëritë blerëse kanë marrë përsipër të furnizojnë me hekur në vlerën 4 milionë euro, kompanitë e tjera që zotërohen nga Mezini. Furnizimi do të bëhet nga markat “Diler”, “Sidenor” ose “Pettini Class”. Por për të shmangur ndonjë tërheqje të marrëveshjes, deri në shlyerjen e plotë të çmimit nga pala blerëse kuotat e kompanisë Bluebay do të qëndrojnë të bllokuara në emrin e shitësit, pra të Mezinit.
"Bluebay shpk" është themeluar në dhjetor të vitit 2019 me pronar të vetëm Mentor Mezinin. Në tetor të vitit 2020, kjo shoqëri përfitoi statusin e investitorit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike për projektin e saj Drymades Beach Resort.
Leje Zhvillimi për objektin: “Drymades Beach Hotel, Bashkia Himarë”, me zhvillues “BLUEBAY” sh.p.k.
Në zonën e Jugut pritet të jepen leje zhvillimi për objektin: “Objekt me funksion hoteleri, Radhimë, Bashkia Vlorë, me zhvillues Z. Fatmir Hanxhari”; objektin: “Drymades Beach Hotel, Bashkia Himarë”, me zhvillues “BLUEBAY” sh.p.k.; “Struktura me funksion apart-hotel, parkim dhe ambiente ndihmëse nëntokë, Drimadhë, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Bedrizan Daçellari; “Godinë hotelerie dhe parkim nëntokë, “Queen Vasilika”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Queen Vasilika” Sh.p.k. Po në zonën e Himarës planifikohen të jepen leje ndërtimi për objektin: “Kompleks Turistik “Gone-Perivol”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investments” sh.p.k.; “Objekt banimi dhe kat nëntokë” me vendndodhje në Bashkinë Himarë”, me zhvillues “Bega-07” sh.p.k.
Projekti i fituar parashikonte ndërtimin e një hoteli me 5 yje dhe 110 dhoma në Gjilekë të Himarës. Investimi total për ndërtimin e resortit vlerësohet 6.3 milionë euro, ndërsa ndërtimi dhe vënia në funksion e këtij hoteli sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, do të punësonte 165 persona.
Pak javë më parë Vox News raportoi se Mentor Mezini i njohur dhe me nofkën Tor Lushnjari ka dal në përgjigjet e Sky si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës me Eldi Dizdarin, Dritan Rexhepin dhe Ervin Matën. Sipas burimeve të të njëjtas media, SPAK është duke verifikuar pasurinë e Mezinit si dhe ka siguruar dënim për trafik femrash. Por ende drejtësia nuk ka 'folur'./ZËRI