
DURRËS-Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende nuk asnjë gjurmë të tij. Fëmija 3-vjeçar është rrëmbyer nga gjyshërit e tij. Ka qenë nëna e vogëlushit ajo e cila ka denoncuar në polici, se djali i saj i mitur ishte marrë nga gjyshërit, të cilët nuk ia kthyen më. Ditën e sotme është zbardhur edhe dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit, i cili i vendosur ka deklaruar se nuk e tregon vendodhjen e nipit.
Rexhep Gjura ka rrëfyer se nusja i kërcënoi se nuk do ta shikonim më nipin pasi do largoheshin së bashku më të jashtë shtetit dhe për këtë arsye vepruam në këtë mënyrë.
Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit:
Me humbjen e djalit tonë në aksident, nipi zinte vendin e të dyve: edhe të tijën si nip po nëpërmjet pranisë së tij shohim edhe djalin tonë që s’jeton më. Me nusen nisen debatet që ditët e para që na vdiq djali. Donte të ikte në shtëpinë e prindërve të saj, pa mbush as 40 ditë që bashkëshorti i kishte vdekur. Edhe me pas kemi pasur kontradikta për të marrë djalin (nipin) pasi nuk donte qe ne ta takonim. Pastaj na e lejonte ta takonim shume rrallë. Kur kërkonim qe ta merrnim në shtëpi që ta mbanim pak orë të çmalleshim, na thoshte merreni edhe këtë radhë se s’keni për ta parë më pasi do ta marre e do iki jashtë shtetit të vazhdojmë jetën tonë. Ajo mund të vazhdoj jetën e saj se nuk ka të drejtë ta ndaloj askush po nuk ka të drejtë të na mohojë faktin për të takuar nipin. Nga frika se nuk do ta shikonim me nipin, u organizuam ta merrnim dhe ta mbanim vete. Kemi marrë parasysh gjithçka. Nuk tregoj ku ndodhet djali. Me bëni çfarë të doni.
Ndërkohë Policia e Durrësit ka arrestuar një tjetër person, që dyshohet se ka ndihmuar në zhdukjen e të miturit 3-vjeçar, i cili është marrë në mënyrë të padrejtë nga gjyshërit. Personi i arrestuar është vëllai i gjyshes, e cila nga ana tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa ka dyshime se mund të jetë larguar jashtë vendit. Bashkë me të në kërkim është dhe vëllai tjetër i saj. Pikërisht këta persona dyshohet se kanë ndihmuar çiftin, në planin e tyre për të marrë nipin nga krahët e nënës së tij, pasi të birin e kishin humbur në një aksident rrugor.
Rexhep dhe Ile Gjuni e kishin marrë fëmijën, si zakonisht, por nuk e kanë kthyer tek e ëma. Teksa ajo i ka telefonuar vazhdimisht, ata nuk i janë përgjigjur thirrjeve telefonike, duke e lënë që të kuptonte se nuk do ta shihte më djalin e saj. Pas vdekjes së të birit në aksident, ata kërkonin me ngulm që nipi të qëndronte në shtëpinë e tyre, gjë e cila nuk ishte pranuar nga nusja e re, e për këtë shkak kishin nisur dhe konfliktet./ZËRI