Aktualitet

Po kthehej nga një mbrëmje me dy shokë, vritet 25 vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua me armë nga një makinë në lëvizje (EMRI)

25-vjeçari shqiptar Kevin Muharremi është vrarë me armë zjarri teksa po kthehej nga një mbrëmje me dy shokë.

zh.ll
Po kthehej nga një mbrëmje me dy shokë, vritet 25 vjeçari
foto ilustruese

ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali i vrarë me armë zjarri. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Pizës, në Montecalvoli, një fshat i vogël në komunën e Santa Maria a Monte. 25-vjeçari shqiptar Kevin Muharremi është vrarë me armë zjarri teksa po kthehej nga një mbrëmje me dy shokë.

Mediat italiane raportojnë se viktima u qëllua me armë zjarri ndërsa udhëtonte me makinën e tij, nga një automjet që udhëtonte paralel me të. 25-vjeçari po udhëtonte në një makinë me dy shokë të tjerë, teksa ai ishte ulur në sediljen e pasagjerit përpara. Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i lindur në një klub nate pak para ngjarjes.

Ndërkohë, shokët që ishin me të nuk patën lëndime, ndërsa po merren në pyetje nga hetuesit. Gjithashtu edhe disa dëshmitarë. 

Forcat policore kanë rrethuar zonën për kryerjen e ekspertizave dhe po shqyrtohen pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët dhe rrugën e tyre të arratisjes. Hetuesit nuk e përjashtojnë asnjë pistë, nga larja e hesapit deri te përfshirja e mundshme e krimit të organizuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB