
VAU I DEJËS- Një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur bashkë me dy vajzat e tij të mitura. Ngjarja ka ndodhur në liqenin e Vaut të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek. 54-vjeçari është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë, ai dhe dy vajzat e tij janë lënduar. Të tre janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Në liqenin e Vuat të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi T. D., 54 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe, dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën). Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.