POGRADEC- Një baba me dy fëmijët e tij të mitut humbën kontaktet me familjarët e tjerë , teksa ishin duke lundruar me kanoe në liqenin e Pogradecit. U desh ndihma e policisë me Jet Ski që ata të riktheheshin në breg pa probleme. Efektivët bënë të mundur lokalizimin e kanoes me tre shtetasit larg perimetrit të sigurisë, dhe siguruan kthimin në breg të tyre pa probleme.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:45, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pogradec, ka mbërritur një telefonatë, ku një shtetase kërkonte ndihmë, pasi bashkëshorti i saj shtetasi Gj. R., së bashku me dy fëmijët e tyre të mitur, kishin dalë në liqen me një mjet lundrues kanoe, dhe kishin humbur kontaktet.
Menjëherë shërbimet e Njësisë Policore Detare me Jet Ski, dolën në liqen, ku bënë të mundur lokalizimin e kanoes me tre shtetasit larg perimetrit të sigurisë, dhe siguruan kthimin në breg të tyre pa probleme.