
GREQI- Një punëtor shqiptar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të rëndë industrial. Ngjarja ka ndodhur pas depos së Bashkisë së Korinthisë, raportojnë mediat greke.
Punishtja e një kontraktori të jashtëm po kryente montimin e disa shtyllave, kur në një moment njëra prej tyre ka rënë në tokë bashkë me 50-vjeçarin shqiptar.
Ambulanca EKAV Korinth ka mbërritur në vendin e ngjarjes nga ku më pas ka transportuar shqiptarin e plagosur në spitalin rajonal, i cili kishte marrë dëmtime të rënda në kokë. Siç raportojnë mediat vendase, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ZËRI