Aktualitet

Pranverë me 'surpriza' të ftohta: Kukësi nën dëborë, zbardhen fshatrat malore

Pas reshjeve të shiut dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave, bora ka prekur zonat mbi 1000 metra lartësi.

zh.ll
Pranverë me 'surpriza' të ftohta: Kukësi nën
kukes

KUKËS- Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në veri të vendit, kryesisht në zonat malore të Kukësit. Pasditen e sotme janë regjistruar reshje dëbore duke bardhur fshatra si Turaj, Breki, Shishtavec, Novosej, Borje, Shkinak dhe Buzmadhe.

Pas reshjeve të shiut dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave, bora ka prekur zonat mbi 1000 metra lartësi. Deri më tani, nuk ka raportime për probleme në qarkullimin e mjeteve apo jetën e përditshme të banorëve.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa banorët dhe drejtuesit e rrugëve paralajmërohen për mot të paqëndrueshëm në zonat malore./ZËRI

Poll

MOS HUMB