Aktualitet

Prej 3-javësh digjen mbetjet në Vlorë, tymi mbulon zonën

Plehrat tashmë po digjen në 3 metra thellësi dhe shuarja mbetet e vështirë. Banorët që kanë shtëpitë vetëm 500 metra larg, në lagjen “24 Maji” ankohen për tymin toksik.

Redaksia Zëri
Prej 3-javësh digjen mbetjet në Vlorë, tymi mbulon zonën
pamje nga vendngjarja

VLORË- Në fushën ku grumbullohen mbetjet në Vlorë, zjarri vijon të shkrumbojë mbetjet dhe njëkohësisht të lëshojë tym të zi. Tymi ka mbuluar zonën, ndërsa mbeturinat vazhdojnë të digjen duke përhapur edhe më shumë sipërfaqen e mbuluar nga zjarri. Plehrat tashmë po digjen në 3 metra thellësi dhe shuarja mbetet e vështirë.

Situata e zjarrit në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë vazhdon prej tre javësh dhe lagjia në të cilën ndihet më tepër ndotja e ajrit është lagjja “24 Maji”. Banorët vazhdimisht janë ankuar për tymin toksik. 

“Nuk hapim dot dyert dhe dritaret në mëngjes, pasi aroma dhe tymi e bëjnë te pabanueshme”, tha një banor.

Mësohet se zjarrëfikësit po punojnë çdo ditë bashkë me punonjësit e bashkisë por situata ende nuk është e normalizuar. Edhe pse fusha e grumbullimit të mbetjeve është përfshirë disa herë nga zjarri, përgjegjësit nuk janë zbuluar nga policia.

Poll

MOS HUMB