
TIRANË- Zëri.ai ka siguruar pamjet e aksidentit të ndodhur pasditen e së dielës pranë Kryeministrisë. Në video, shihet momenti kur shoferi i automjetit që përplas çiftin e të rinjve. Fillimisht, të dy të rinjë, janë duke ecur dorë për dore me njëri-tjetrin në trotuar. Pikërisht në momentin që dalin nga kuadrati i kameras ndodh aksidenti, ku mjeti i del para me makinë. Kamera ka arritur që të kapë të riun që fluturimthi përfundon disa metra më poshtë në trotuar, pikërisht në rrugën ku po ecte i qetë me të dashurën e tij. Ndërsa vajza nuk kapet nga kamera.
Disa sekonda më vonë, i riu Jorgaq Thengjilli, 21-vjeç, del nga makina dhe shtrihet në tokë vënë duart në kokë. Më pas, shtrihet dhe qan për aksidentin që sapo shkaktoi. Sapo kalojnë disa sekonda, ai ngrihet dhe ikën me shpejtësi nga vendi ku u shtri në tokë, duke i lënë të rinjtë pa u dhënë as ndihmën e parë.
Menjëherë të rinjtë janë transportuar në Spitalin e Traumës. Vajza ka marrë më shumë plagë, por megjithatë është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa i riu është vendosur sot në prangat e Policisë së Shtetit. Pas arrestimit u zbulua se kjo nuk është hera e parë që 21-vjeçari ka shkaktuar problematika në qarkullim, pasi është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara. Ka plot 21 shkelje, që dje mund t'i kishin shkaktuar jetën një çifti të ri. Deri më tani, nuk ka asnjë dëshmi të zbardhur prej tij për aksidentin, por pritet që në ditët në vijim të përballet me drejtësinë./Zëri.ai