
TIRANË- Erion Teli ish- drejtoi i komunikimit në Pallatin Mbretëror ka folur në lidhje me skandalin që ka përfshirë oborrin mbretëror. Ai është shprehur se të gjithë këshilltarët e princit kanë qendër kundër martesës së tij me Elian.
Sipas tij martesa e një princi është një “akt politik dhe aleancë” dhe se Elia Zaharia nuk ishte e përshtatshme për të. Ai madje ka treguar se arsyeja pse janë larguar nga Pallati Mbretëror është pikërisht Elia.
“Një nga arsyet pse unë nuk jam më anëtar i oborrit mbretëror ka qenë pikërisht kjo lidhje, kjo martesë. Shumica prej nesh e kemi parë me skepticizëm këtë marrëdhënie. Për ne martesa e princit është një akt shumë i madh politik që do ndodhte në rrethana të tjera. Princi Leka vendosi që të ndjekë zemrën dhe të martohej me zonjën Zaharia. Kjo ka qenë dhe arsyeja pse shumë prej nesh jemi larguar nga oborri dhe zonja Zaharia nuk ka dashur që, ne që kemi punuar prej vitesh dhe kemi qenë besnikë e tij, t’i jemi pranë. Martesa me princin Leka, jo me një njeri çfarëdo është plotësimi i një ëndrre, po martohet me princin e kaltër dhe princi jonë është princi i kaltër, është jackpot për këdo. Ai është një njeri i mrekullueshëm, xhentëllmen,"-u shpreh Teli, për në emisionin Breaking në Top News.
I pyetur se përse ishin kundër ai u përgjigj se “Martesa të tilla janë edhe një mënyrë aleance, jo vetëm marrëdhënie martesore. Unë do doja të mbetesha pak xhentellmen, por Tirana është e vogël dhe informacioni është shumë i kollajshëm për të mbërritur tek ne. Ne kemi pyetur miq shok, në momentin kur dikush i afrohet princit ne kemi pyetur kush është ky njeri, çfarë background-i ka. Kur je afër princit është një gjë e bukur që kërkon ta mbrosh dhe ne kemi qenë pak xheloz për të. Kemi qenë skeptik për këtë shoqërim intensive mes tij dhe zonjës Zaharia në atë kohë dhe kemi shprehur pakënaqësitë tona në atë kohë. Ai ka qenë më i sigurt dhe na tha unë do ndjek zemrën time, kjo është arsye pse nuk u larguam dalëngadalë nga ai”.
Princ Leka dhe Elia Zaharia pak muaj më parë zyrtarizuan procedurat e divorcit, ndërsa së fundi ata ishin protagonist të një konflikti fizik mes tyre. Dyshohet se shkak për agravimin e situatës është pikërisht ndarja e pronave pas divorcit, pasi aktualisht Elia dhe vajza e saj janë duke jetuar në pallatin mbretëror. Ndërkohë që të dy u pajisën me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, dhe e kanë të ndaluar që ti afrohen njëri tjetrit më pak se 5 metra. /ZËRI