
TIRANË- Nëse një grua shqiptare nuk do të ketë mundësi të bëhet nënë, një projekligj i propozuar që është hedhur për konsultim publik nga mazhoranca, pretendon se rregullon shëndetin seksual dhe riprodhues. Drafti synon të rregullojë të plotë zhvillimin e reja në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues, duke përshirë edhe shtatzaninë surrogate dhe riprodhimin in vitro, por lë gjithashtu hapësira për abuzim. Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, deputetja e Partisë Demokratike Zheni Gjergji, në një deklaratë për mediat është shprehur se ky projektligj është hartuar në klinikat private në mënyrë të fshehtë dhe se grupi i punës që e ka hartuar po mbahet i fshehtë pasi është në konflikt interesi.
Gjergji shton se kjo nismë i hap rrugë monopolit të shëndetit riprodhues dhe se lejimi i nënave surrogate, mund të prekë gratë që janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe të bëhen pjesë e trafikantëve. Deputetja bën dhe një krahasim me vendet e Bashkimit Evropian dhe shton se shumë e kanë ndaluar pasi ky ligj shkatërron konceptin e mëmësisë dhe shtatëzanisë dhe se do të shërbejë për të favorizuar vetëm klientët e qeverisë.
Deklarata e Zheni Gjergjit:
I hartuar në fshehtësi nëpër klinika private që ditën bllokojnë shërbimet publike dhe natën u japin jetë aktiviteteve të pakontrolluara, kjo nismë i hap rrugë monopolit të shëndetit riprodhues që nëse Ministria e Shëndetësisë të përcaktojë dhe licensojë ekspertët e fushës së riprodhorimit të asistuar me kritere allashqiptarçe duke shkatërruar shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhimit të asistuar. Grupi i punës mbahet sekret, sepse është në paligjshmëri të plotë duke qenë në konflikt interesi. Ky projektligj i paraprin edhe shkatërrimit të plotë të konceptit të familjes, të mëmësisë dhe vazhdimësisë së jetës veçanërisht seksit femëror pa një kontroll nga institucionet publike e shëndetësore. Flitet për mëmësi dhe shtatzëni të sigurt, vetëm në përkufizimet e ligjit nga fundi kuptohet, por ndërkohë një grua shtatzënë sot nuk merr dot asnjë shërbim bazik të ndjekjes së shtatzënisë pa pagesë siç e ka ligji aktual dhe kjo do të vazhdojë të jetë fasadë. Një nga shqetësimet kryesore të ngritura në raportet ndërkombëtare janë abortet selektive. Sa i përket konceptit të surrogacisë, nënës zëvendësuese, ligji ka parashikuar që ky akt do të realizohet përmes një marrëveshje me shkrim përmes palëve, hapësirë ligjore abuzive. Ky akt në vendet ku njihet realizohet nëpërmjet një vendimi gjykate që merret me çështjet civile. Në Evropë, shtetet e fuqishme e kanë të ndaluar pasi prek shtresat e grave në kushte të rënda ekonomike. Ky akt shkatërron konceptin e nënës. Qeveria do të mburrej nga shtimi i vizitorëve, por shumë femra mund të bien pjesë edhe e trafikantëve si pasojë e kushteve të këqija, do të përdoret edhe nga të huajt. Marrëveshja e pakontrolluar do t’i hapte rrugë një abuzimi masiv e një skllavërie moderne e do ta shndërronte Shqipërinë në një laborator të madh kriminal. Ky pr/ligj i hartuar skutave të klinikave private në konflikt të plotë interesi, shkatërron përfundimisht shërbimin e shëndetit seksual dhe atij riprodhues. Në vend që të hartojmë politika që mbështesin jetën, të rinjtë gruan, qeveria ndërmerr një nismë që shkon në të kundër të interesit të shoqërisë dhe favorizuar klientelën e radhës që shohin këtu një mundësi të madhe për biznes.