Aktualitet

Prokuroria jep pretencën: Dan Hutra mund të dënohet me tre burgime të përjetshme

Prokuroria i kërkoi gjykatës që Dan Hutra të dënohet edhe me pesë vite burgim për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen, 7 vite burgim për mbajtjen e armëve pa leje dhe 3 vite burgim për prodhim të armëve të ftohtë.

F.m
Prokuroria jep pretencën: Dan Hutra mund të dënohet me tre
Dan Hutra

TIRANË- Dan Hutra mund të dënohet tre herë me burgim të përjetshëm. Kjo është pretenca që ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për Dan Hutrën që akuzohet për vrasjen e tre grave.

Gazetarja Anila Hoxha shkruan për Top Channel se prokuroria ka kërkuar 35 vite burgim për vrasjes e ngelur në tentativë të Elena Hysës, 35 vite të thera për vrasjen e Kujtime Hysës dhe 30 vite burgim për vrasjen e mbetur në tentativë të Marjona Gurakuqit.

Dënim i përjetshëm u kërkua për vrasjen e Mevlute Sadike, një tjetër për vrasjen e Hasime Datkut dhe po ashtu për vrasjen e Etleva Kurtit.

Prokuroria i kërkoi gjykatës që Dan Hutra të dënohet edhe me pesë vite burgim për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen, 7 vite burgim për mbajtjen e armëve pa leje dhe 3 vite burgim për prodhim të armëve të ftohtë.

Gjykata i ka lënë kohë të përgatisë mbrojtjen dhe caktoi seancën e radhës në 14 maj, ora 09:30.

Çfarë ka bërë Dan Hutra?

Më 1 Mars të 2023 Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, e cila ishte shtatzënë, si dhe plagosi vetë Elenën dhe nënën e saj, Kujtime.

Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas 7 orësh kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës. Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Selën tentativë që dështoi. Madje kishte përgatitur edhe skenarin makabër për veten e tij. Kishte hapur një varr, atje ku do të fshihej për t’i shpëtuar Policisë.

Poll

MOS HUMB