Aktualitet

Prokuroria përfundon hetimet për 2 blogerët rusë dhe ukrainasin, i AKUZON për spiunazh

Tre të pandehurit kanë 10 ditë kohë që të kundërshtojnë akuzën e Prokurorisë dhe të paraqesin pretendimet e tyre. Ndërkohë Timofeeva dhe Alpatov prej muajsh janë në gjendje të lirë, ndërsa Mikail Zorin mbahet në arrest shtëpie.

E.K
Prokuroria përfundon hetimet për 2 blogerët rusë dhe
Pamje nga gjykata

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar këtë dielë hetim et në lidhje me dy rusët dhe ukrainasin, të cilët akuzohen për spiunazh në uzinën e Gramshit. Raportohet se akuza ka marrë të pandehur Svetlana Timofeevan, Mikail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov. Ndaj tyre është ngritur akuza e sigurimit të informacioneve sekrete, me qëllim që informacioni t’i jepet një fuqie të huaj.

Tre të pandehurit kanë 10 ditë kohë që të kundërshtojnë akuzën e Prokurorisë dhe të paraqesin pretendimet e tyre. Ndërkohë Timofeeva dhe Alpatov prej muajsh janë në gjendje të lirë, ndërsa Mikail Zorin mbahet në arrest shtëpie.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 20 gushtit të vitit 2022. Svetlana Timofeevan, Mikail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov u futën brenda rrethimit të uzinës së Gramshit të kamufluar si turistë dhe sulmuan ushtarët që ishin në mbrojtje të objektit të përcaktuar si zonë ushtrarake ku ndalohej rreptësisht kalimi i personave të paautorizuar. Zorin kundërshtoi dy ushtarakët që tentuan ta ndalonin dhe përdori spray me piper kundër tyre. Ata pretendojnë se janë blogërë që kanë pasion fotografimin e objekteve të braktisura, mes tyre dhe ato ushtarake. Por Prokuroria e Elbasanit i akuzon për spiunazh./ZËRI

Poll

MOS HUMB