Aktualitet

Prona dhe dokumentet, Kadastra zbret në terren në Himarë: 235 banesa me problematika

Ekipet e ASHK-së kanë nisur punën në fshatrat e Bashkisë Himarë me Palasën si një nga zonat e para të përfshira në këtë proces.

M.K.
Prona dhe dokumentet, Kadastra zbret në terren në Himarë: 235
ASHK në terren

HIMARË- Problematikat e pronësisë po verifikohen në terren nga specialistët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në kuadër të një procesi që synon t’u japë banorëve zgjidhje dhe informacion për dokumentacionin e banesave.

Ekipet e ASHK-së kanë nisur punën në fshatrat e Bashkisë Himarë me Palasën si një nga zonat e para të përfshira në këtë proces. Specialistët po verifikojnë raste të ndryshme, nga banesat e ndërtuara para vitit 1991 deri te ndërtimet informale të periudhës pas këtij viti.

Gjatë fazës së parë të kontrolleve janë evidentuar 235 banesa me problematika në dokumentacionin e pronësisë. Procesi do të vijojë në zonat e tjera të Himarës, ndërsa ekipet do të qëndrojnë në terren deri më 25 nëntor.

Qytetarët do të kenë mundësi të kontaktojnë drejtpërdrejt me specialistët, të cilët do të kryejnë verifikime derë më derë dhe do të ofrojnë asistencë për problematikat që lidhen me dokumentet e pronësisë.

Nisma është pjesë e një qasjeje që synon ta afrojë shërbimin kadastral me banorët duke e zhvendosur një pjesë të punës nga sportelet e zyrave në terren.

Në nivel kombëtar gjatë janarit gushtit 2026 janë dhënë rreth 26 mijë vendime legalizimi për objektet e ndërtuara para vitit 1991. Sipas të dhënave të bëra publike kjo shifër është pothuajse sa totali i vendimeve të dhëna gjatë gjithë vitit 2025 dhe më e lartë se numri i vendimeve të regjistruara gjatë viteve 2023 dhe 2024 së bashku./ZËRI

Poll

MOS HUMB