
TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke mos e rikthyer në detyrë ish-kreun e Urdhrit të Stomatologëve Nikoll Dedën. Ky i fundit akuzohet për abuzime të shumta financiara gjatë drejtimit të tij dhe pushim të padrejtë nga puna të një punonjësi, i cili dhe e ka kalëzuar në Prokurorinë e Tiranës.
"Qershia mbi tortë", ishte punësimi i të fejuarave të djemve në Urdhrin e Stomatologut, apo fëmijëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
“Nga hetimet rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij, shtetasi N.D. ka krijuar një ‘klimë posedimi privat’ duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut ne nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni. Për më tepër, punësimi i të fejuarave të djemve të tij në Urdhrin e Stomatologut, apo fëmijëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, janë thjesht tregues i personalizimit të ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga shtetasi N.D., duke krijuar një klimë posedimi privat të këtij enti publik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Nikoll Deda u pezullua më datë 4 nëntor me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Prej vitesh ai ishte në kryer të Urdhrit të Stomatolgëve me një "rekord të zi" sa i përket shpenzimeve financiare apo nepotizmit në USSH./Zëri.ai