Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Sipas Policisë, gjatë operacionit është arrestuar edhe pasagjeri, një 39-vjeçar për moskallëzim krimi.

I.F
Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi po qarkullonte me armë zjarri në makinë. Sipas Policisë, gjatë operacionit është arrestuar edhe pasagjeri, një 39-vjeçar për moskallëzim krimi. Ata u ndaluan për kontroll nga Policia, por ata treguan shenja nervozismi dhe efektivët ushtruan kontroll fizik dhe 37-vjeçarit iu gjet arma e zjarrit, e cila u sekuestrua.

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, të mbështetura nga inteligjenca policore, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 2” në kuadër të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

A. K., 37 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe A. Z., 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Isuf Elezi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. K, dhe pasagjer A. Z.

Gjatë intervistimit nga punonjësit e policisë të dy këta shtetas kanë shfaqur shenja nervozizmi. Në vijim të veprimeve, pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. K, shërbimet e Policisë kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB