Aktualitet

“Qau kur pa fotot e fëmijëve”, motra e Orgel Fushës rrëfen bisedën e fundit me të vëllanë

Marsela Fusha thotë se në bisedën e fundit që kanë bërë bashkë, i vëllai i ka thënë se ndihet në rrezik.

F.m
“Qau kur pa fotot e fëmijëve”, motra e Orgel Fushës
Marsela dhe Orgel Fusha

TIRANË- Motra e Orgel Fushës, 378-vjeçarit që rezulton i zhdukur pa gjurmë në Spanjë ka rrëfyer telëfonatën e fundit me të vëllanë. Në një prononcim për “Shqipëria Live”, Marsela Fusha thotë se në bisedën e fundit që kanë bërë bashkë, i vëllai i ka thënë se ndihet në rrezik.

Pjesë nga biseda:

Marsela Fusha: I është dërguar mamit tim në datën 20 në darkë, rreth orën 20:00. Në atë orë, kam folur edhe unë me të dhe më ka thënë ‘jam në rrezik’. I thashë ik nga ai vend, e pyeta ku ndodhesh. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. I kam treguar fotot e fëmijëve, ai qau dhe më mbylli telefonin. Kjo ka qenë biseda e fundit.

Pyetje: E vure re të ishte i shqetësuar? Pse nisi të qante? Pse tha jam në rrezik?

Marsela Fusha: Nuk e di as vetë, ai nuk tregonte. Ishte shumë i mbyllur

Pyetje: Në çfarë vendi të Spanjës qëndronte vëllai dhe me kë qëndronte

Marsela Fusha: Me shokët iku, unë as nuk i njoh. Vetëm na thoshte që jam në Spanjë. Edhe kur i thashë ik nga ai vend ku je se je në rrezik, më ka thënë ‘nuk kam lekë, nuk di rrugë ku të shkoj’.

Pyetje: Sa fëmijë ka vëllai juaj

Marsela Fusha: Dy fëmijë

Pyetje: Nëse mund t’ju pyes, vëllai juaj është ende i martuar

Marsela Fusha: Është i ndarë

Pyetje: Ju nuk keni asnjë lloj kontakti të miqve të tij në Spanjë, që mund t’i pyesni

Marsela Fusha: Asnjë! Ne një lajm presim, të na thotë që është gjallë, ose çfarë ka ndodhur me të. Vetëm të na kontaktojnë ku është

Pyetje: Çfarë kujtoni nga biseda e fundit me të, çfarë detajesh mbani mend, ku ndodhej

Marsela Fusha: Nuk e di, ishte errësirë, ishte shumë i frikësuar

Orgel Fusha ndodhej në Spanjë prej gjashtë muajsh, por ka shkëputur kontaktet me familjen prej 20 tetorit.

Familjarët e tij janë alarmuar pas mesazhit që ai u ka dërguar atyre, në të cilin u kërkonte që të kujdeseshin për fëmijët e tij.

 “Hallall ma bëj gjirin, fëmijët bab shikoji. Bëhu e fortë,”- thuhej në mesazhin e fundit.

Poll

MOS HUMB