
TIRANË- Skandali i mashtrimit me mikrokreditë ishte denoncuar prej kohësh, por Banka e Shqipërisë për asnjë moment nuk mori asnjë masë. Siç e pranoi edhe vetë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, sinjalizimi i parë që diçka nuk po shkonte me tregun e ri që ishte krijuar në vendin tonë. Në dokumentin e mëposhtëm, më 12 prill të vitit 2022, Banka Raiffeisen informon me shqetësim ministrinë e Drejtësisë dhe BSH-në për një fenomen masiv, i cili jo vetëm që po shkelte të drejtat e qytetarëve, por po trondiste edhe vetë sistemin financiar. Por një tjetër njoftim është bër edhe më 1 shkurt 2024.
Në shkresën e firmosur nga drejtori i Përgjithshëm, Christian Canacaris informohej edhe Banka, edhe Ministria e Drejtësisë se tre përmbarues, të denoncuar edhe nga ZËRI, Fatos Alimadhi, Helidon Xhindi dhe Lefter Canaj, po bllokonin llogaritë bankare dhe pronat e mijëra qytetarëve shqiptarë në mënyrë të paligjshme.
"Nga ana jonë është ngritur shqetësimi në lidhje me problematikën e krijuar nga veprimet e përmbaruesëve gjyqësorë Lefter Canaj, Helidon Xhindi, Fatos Alimadhi, përsa i përket urdhërave që të paraqiteshin pranë bankave për vendosjen e sekuestros konservative që paraqiteshin pranë bankave për vendosën e sekuestros konservative mbi llogaritë e debitorëve në kuadërin e procedurave që kryeheshin për ekzekutimin e titujt ekzekutive me palë kredirore: MicroCredit Albania dhe Final. Fenomeni i konstatuar në atë periudhë ishte dërgimi i mijëra urdhërave për vendosje sekuestro konservative, nga e njëjta adresë komunikimi që ishte kutia postare, e cila i përkishte "Albanian debt consulting Agency", gjë që krijonte dyshimin se urdhërat për vënie sekuestro nuk përpiloheshin nga ana e përmbaruesëve gjyqësore, por përpiloheshin nga ana e shoqërisë që përfaqëson palët krediore dhe më pas nënshkruheshin formalisht nga ana e përmbaruesëve gjyqësore. Kjo gjë i kishte vënë bankat në kushtet e pamundësisë objektive për të zbatuar kërkesat e udhëzimit për të vendosur sekuestro mbi llogarinë e debitorit brenda ditës së nesërme të punës. Gjithashtu një fenomen tjetër që ishte fakti se edhe në rastet kur përmbaruesi gjyqësor njoftohej për vendosjen e sekuestroes nga ana e tyre nuk vazhdohej procedura e ekzekutimit duke sjellë si pasojë mbajtjen të bllokuar të llogarive për afate të gjatë pasi në urdhër theksohej se bllokimi i llogarisë duhet të qëndrojë deri në një urdhër të dytë,"-shkruhet në dokumentin e "Raiffeisen".
Por çfarë është ky skandal për të cilin flitet pak?
Prej 6 muajsh, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyra mikrokredie. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, këto institucione iu japin qytetarëve mikrokredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija të mikrokredive përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCR, ku në një rast, vetë gruaja e guvernatorit Gent Sejko, në postin e drejtoreshës së Tirana Bank, shiti 5 mijë kredi me një të rënë të lapsit te dyshja Olsi dhe Elda Ibro, të cilët me licencën e dhuruar nga Guvernatori nisën presionet dhe shantazhet mbi viktimat për të mbledhur paratë. Bashkë me ta, në treg janë dhe qindra zyra ligjore që ushtrojnë presion për mbledhjen e parave duke shkelur haptaz ligjin për njoftimin, kamatvonesat apo kalimin e çështjes në gjykatë. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë mikrokredie dhe ku abuzuan ata, këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot? SPAK duhet ti japë një përgjigje!/ZËRI