Aktualitet

Refuzoi gjobën! Grushte dhe shkelma me policët, arrestohet Lilo Mera

I përfshirë në ngjarje ka qenë edhe vëllai i tij, i cili është shoqëruar në polici.

F.I
Refuzoi gjobën! Grushte dhe shkelma me policët, arrestohet Lilo Mera
pamje nga ngjarja

SARANDË-Policia e Sarandës ka arrestuar 26-vjeçarin Lilo Mera nga Ksamili, i cili u shpall në kërkim ditën e djeshme, pasi u konfliktua me efektivët e Rrugores të Sarandës, për shkak se refuzoi masën administrative të vënë prej këtyre të fundit për një kundravajtje penale. 

Pamjet e dhunës u bënë virale në rrjet, ku gjithçka filloi pasi i riu i ka marrë policit pajisjen elektronike të gjobave dhe më pas ka ushtruar dhunë ndaj tij. I përfshirë në ngjarje ka qenë edhe vëllai i tij, i cili është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Ksamil. Ky shtetas, gjatë ditës së djeshme, në rrugën Butrinti, Ksamil, (rast i bërë publik dhe me pamje filmike në rrjetet sociale) kundërshtoi me dhunë punonjësit e qarkullimit rrugor të Sarandës, gjatë ushtrimit të detyrës për plotësimin e procesverbalit të shkeljes rrugore./ZËRI

Poll

MOS HUMB