
SHKODËR- Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i forcave RENEA në qytetin e Shkodrës. Nga aksioni i "urdhëruar" nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kontrolluar edhe banesa e Safet Bajrit. Atje janë gjetur rreth 20 mijë euro dhe disa mjete të blinduara që janë sekuestruar.
Në disa banesa të tjera janë gjetur edhe armë zjarri, të cilat do të dërgohen për ekspertizë për të kuptuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.
Kontrollet janë bërë me vendim të GJKKO-së e cila ka pranuar kërkesën e SPAK, ndërsa raportohet në rrugë operative se janë lëshuar edhe urdhërarreste. Por deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar./ZËRI