Aktualitet

Shoqërimi i Semanjakut, Bardhi: Fieri nuk intimidohet as nuk impresionohet nga shkelja e ligjit

Bardhi thotë se Semanjaku është ndaluar nga kryebashkiaku Armando Subashi që të ushtojë veprimtarinë e tij elektorale përmes skemave që janë formë demokratike.

F.m
Shoqërimi i Semanjakut, Bardhi: Fieri nuk intimidohet as nuk impresionohet
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

FIER- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shoqërimit nga policia të kandidatit të Partisë Demokratike, Fation Semanjaku. Në reagimin e tij, Bardhi e konsideroi një akt të rëndë dhe me urdhër politik që për qëllim ka intimidimin e Opozitës. Bardhi thotë se Semanjaku është ndaluar nga kryebashkiaku Armando Subashi që të ushtojë veprimtarinë e tij elektorale përmes skemave që janë formë demokratike.

“Jam sot në këtë komunikim në orë të vonë për të dënuar me forcë shoqërimin me dhunë nga policia e Shtetit të kandidatit për deputet të ‘PD-ASHM’ zotit Fatjon Semanjku. Ky akt i paprecedentë është mirëfilltazi një pengim i kandidatëve për të bërë të qetë fushatën në mënyrën e tyre. Kandidati është penguar fillimisht nga banditë me uniformë të të korruptuarit në krye të bashkisë së Fierit, Armando Subashi që të ushtojë veprimtarinë e tij elektorale përmes skemave që janë formë demokratike. Më pas me një urdhër të paligjshëm dhe një ndalimi të paligjshëm nga Policia e Shtetit është shoqëruar me dhunë për të ushtruar të drejtën e tij për të bërë fushatë. Ka vetëm një qëllim të intimidojë kandidatët e opozitës në javën e fundit dhe vendimtare të zgjedhjeve të 11 majit. E vërteta është që asnjë nga kandidatët e PD në Fier as nuk intimidohet as nuk impresionohet nga shkelja e ligjit nga ana e punonjësve të policisë së shtetit,”- tha Bardhi.

Poll

MOS HUMB