Aktualitet

Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie

F.I
Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Mot i paqëndrueshëm edhe këtë të enjte. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Hera herës reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët,ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje reshje shiu vetëm në veriperëndim të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 20°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare por herë pas – here e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Poll

MOS HUMB