Aktualitet

Rikthehet moti i keq/ Korça, Dibra e Shkodra zbardhen nga dëbora! Tirana 'pushtohet' nga shiu

Dhe në Korçë ka pasur probleme gjatë orëve të para të mëngjesit. Kryesisht në Maliq dhe zonat malore të Pogradecit.

E.K
Rikthehet moti i keq/ Korça, Dibra e Shkodra zbardhen nga dëbora!
Dëbora

TIRANË- Rikthehet moti i keq në vend. Këtë të martë Korça dhe Shkodra u zbardhën nga dëbora, ndërsa Tirana u zgjua nën reshjet e shiut, të cilat u ndërprenë në mesditë. Fshatrat turistikë të Shkodrës, Boga, Thethi, Tamara dhe Vërmoshi u zgjuan të mbuluara nga dëbora, ndërsa u hasën dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se akset rrugore Hani i Hotit - Tamarë, Bogë - Theth, Ura e Zapodit - Shishtavec, Bulqizë - Peshkopi dhe Boboshticë - Dardhë, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar.

Probleme ka pasur në Bulqizë e Dibër. Borëpastrueset janë në terren për hapjen dhe kriposjen e rrugëve. Dhe në Korçë ka pasur probleme gjatë orëve të para të mëngjesit. Kryesisht në Maliq dhe zonat malore të Pogradecit./ZËRI

Poll

MOS HUMB