Aktualitet

Rindërtohet SKEMA e vrasjes së ish-boksierit shqiptar në Gjermani, i vëllai: Para 1 muaji i gjetëm GPS

Pas disa kontrolleve në qytet, ende nuk ka të dhëna për vendndodhjen e tyre.

k.m.
Rindërtohet SKEMA e vrasjes së ish-boksierit shqiptar në
Foto ilustruese

GJERMANI- Policia gjermane i ka identifikuar tashmë 2 autorët e vrasjes së ish-boksierit shqiptar, Besar Nimani. Fotot e Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt janë përhapur në të gjithë shtypin gjerman, ndërsa janë ende në kërkim. Megjithatë, pas disa kontrolleve në qytet, ende nuk ka të dhëna për vendndodhjen e tyre. Por edhe pse kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve, Policia u kërkon që të bëjnë kujdes, pasi dy personat mund të jenë të armatosur. 

Rindërtohet SKEMA e vrasjes së ish-boksierit shqiptar në
Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt

Po ashtu, Policia ka rindërtuar edhe skemën e vrasjes së ish-boksierit 38-vjeçar. Siç raportuan dëshmitarët okularë, Kiriti qëndronte me këmbët e hapura përballë viktimës dhe më pas, duke mbajtur pistoletën me të dyja duart, ka tërhequr disa herë këmbëzën. Për ndihmë, kishte edhe shokun e tij, Akkurt. E gjithashtu, kanë piketuar edhe mënyrën sesi të dy u larguan nga vendi i ngjarjes. 

Rindërtohet SKEMA e vrasjes së ish-boksierit shqiptar në
Skema e autorëve

Lidhur me vrasjen e të vëllait, ka folur edhe i ati, Berati. Në një intervistë telefonike për "Insajderi", ai tha se të dy të shpallurit në kërkim ishin pikërisht ata persona që ai vetë i kishte akuzuar për vrasjen e të vëllait. Por kësaj herë, shkakun e gjen në një përleshje të ndodhur në vitin 2001, që sipas tij, autorët ia kanë mbajtur mend dhe ia kanë përmendur sapo kanë mundur. Ndër të tjera, theksoi se rreth një muaj më parë, në mjetin e tij kishte edhe një "GPS".

"Janë persona që kemi thënë prej fillimit. 10 minutat e para të vrasjes e kemi ditur se për kë bëhet fjalë. Tani po i kërkojnë personat që ne i kemi kallëzuar. E vërteta është që me ata, ai ka pasur një problem. Ka pasur një market dhe këta kërkonin probleme, ka probleme Gjermania me klanet kurde. Donin të fusnin në market gjëra të paligjshme. Besari i ka kapur, i ka rrahur dhe i ka nxjerrë jashtë. Ata e ndiqnin prej kohës, pasi një muaj më parë në veturën e tij kemi gjetur edhe një GPS. E kemi zbuluar që paska GPS. Ndoshta janë inatosur, kanë mbetur të poshtëruar. Në vitit 2001 ka ndodhur rasti. Të gjithë e dinë që ka qenë shumë i drejtpërdrejtë. Pas shpine nuk të vret dikush, por u ka ardhur rasti, pas shpine e kanë vrarë. Fajtorët kryesorë janë ata. Nuk ka pasur asnjë probleme me tjetër. Besari nuk ka dashur që të futet në kthetrat e tyre. Janë munduar ta kontrollojnë,"-tha Berati.

Sipas Nimanit, ata janë duke u kërkuar nga INTERPOL-i, pasi sipas tij, të dyshuarit kanë arritur të largohen nga Gjermania. Ndërkohë të enjten, nesër do të bëhet varrimi i ish-boksieri. Funerali i tij do të organizohet në Bielefeld të Gjermanisë, atje ku ka edhe familjen.

Boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani është ekzekutuar me 8 plumba në qytetin e Biefeldit në Gjermani. Lajmin për vdekjen e boksierit e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale. Autorët e krimit gjithmonë sipas informacioneve të nius.de, me të kryer krimin kanë ikur me skuter në një drejtim të panjohur. 

Mesa duket Besar Nimani kishte shkelur në qarqe të gabuara. I riu ishte arratisur nga Kosova për në Gjermanime prindërit në moshën 12-vjeçare, ku edhe kishte arritur që të integrohej mirë falë sportit. Si amator, ai fitoi 87 nga 98 luftime, kohë kur edhe u njoh kampionin botëror të WBO, Marco Huck (39). Si profesionist, ai ishte pothuajse i pathyeshëm, ishte një kampion ndërkombëtar i pamposhtur në IBF, si dhe kampion i Evropës në peshën e mesme të lehtë humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale./ZËRI

Poll

MOS HUMB