Aktualitet

Abuzonte prej 10 vitesh me të bijën, 20 vjet burg për shqiptarin në Francë

Abuzimi ndaj saj ka nisur nga viti 2010 deri në vitin 2020.

k.m.
Abuzonte prej 10 vitesh me të bijën, 20 vjet burg për shqiptarin
Foto ilustruese

FRANCË- Gjykata e Meuse Assize dënoi një shqiptar me 20 vite burg pasi e gjeti fajtor për një akuzë të rëndë, për përdhunimin e vajzës së tij. Sipas mediave të huaja, shqiptari nga Kosova, rreth 50 vjeç, kishte nisur që të abuzonte me fëmijën e tij kur ajo ishte vetëm 13 vjeç. Abuzimi ndaj saj ka nisur nga viti 2010 deri në vitin 2020.

Krahas dhunës seksuale, vajza e re ka qenë edhe viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes me jetë.

"Një tiran, pervers, manipulues, egocentrik, jashtëzakonisht i ftohtë,”-kështu e përshkroi prokurori i përgjithshëm, Sofian Saboulard, babain e viktimës.

Por pavarësisht pretendimeve, ai i mohoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. Për të vuajtur dënimin, 50-vjeçari do të kthehet në Kosovë, e do i ndalohet që të shkelë më në territorin francez./ZËRI

Poll

MOS HUMB