
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku pjesa e një skele të një pallati në ndërtim është rrëzuar duke dëmtuar dy kalimtarë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobuzave, ku skela ka zënë poshtë një burrë me vajzën e tij të cilët po kalonin rrugën në momentin që është rrëzuar. Babë e bijë Hysen Lavdari 70 vjeç dhe Imelda Shkembi 45 vjeç janë transportuar në spital.
Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat inxhinierin dhe dy punëtorë të pallatit në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/ZËRI