Aktualitet

Rritën çmimet, Autoriteti i Konkurrencës 'skanon' Erzenin, Lufrën, Gjirofarmën dhe Boboshticën

Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK, rriten me 38% çmimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij (djathë dhe gjalp).

E.K
Rritën çmimet, Autoriteti i Konkurrencës 'skanon'
Erzeni dhe Lufra

TIRANË- Autoriteteti i Konkurencës ka nisur një hetim të thelluar ndaj katër kompanive të tregtimit me shumicë të qumështit dhe nënprodukteve të tij për shkak të rritjes të çmimeve. Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK, rriten me 38% çmimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij (djathë dhe gjalp). Periudha e hetimit do të përfshijë harkun kohor 1 janar 2022 – 31 dhjetor 2023.

Sipas Autoritetit të Konkurencës, referuar analizës së tregut të prodhimit dhe shitjes me shumicë të nënprodukteve të qumështit, rezulton se sjellja e ndërmarrjeve me pjesë të konsiderueshme tregu, Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK, mund të përbëjë abuzim me pozitë dominuese sipas nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003.

Rritën çmimet, Autoriteti i Konkurrencës 'skanon'
Njoftimi

NJOFTIMI:

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 29.12.2023, mori në shqyrtim procedurën hetimore ndaj ndërmarrjeve Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit(djathë dhe gjalpë).

Referuar analizës së tregut të prodhimit dhe shitjes me shumicë të nënprodukteve të qumështit, rezulton se sjellja e ndërmarrjeve me pjesë të konsiderueshme tregu, Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK, mund të përbëjë abuzim me pozitë dominuese sipas nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1045, datë 29.12.2023, vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK, në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit. Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 – 31 dhjetor 2023./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB