Aktualitet

Rritet numri i të huajve në burgjet britanike, dominojnë shqiptarët

Të huajt përbëjnë një në tetën (12.3%) nga 87 mijë të burgosurit në Angli dhe Uells, numri më i lartë së paku në një dekadë dhe përqindja e dytë më e lartë në rekord, pak më poshtë 12.5 për qind në 2021.

k.m.
Rritet numri i të huajve në burgjet britanike, dominojnë
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një numër rekord i abuzuesve seksualë të huaj dhe kriminelëve të dhunshëm po mbahen në burgjet në Angli dhe Uells. Rreth 1,731 autorë të veprave penale seksuale me shtetësi të huaj janë futur në burg deri në qershor të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 9.9% në 12 muaj. Të huajt përbëjnë një në tetën (12.3%) nga 87 mijë të burgosurit në Angli dhe Uells, numri më i lartë së paku në një dekadë dhe përqindja e dytë më e lartë në rekord, pak më poshtë 12.5 për qind në 2021.

Megjithatë, sipas "The Telegraph", shifrat tregojnë se kriminelët e huaj kanë dyfish më shumë gjasa se britanikët të jenë në burg për krime lidhur me drogën, duke përbërë gati një në pesë (19.7 për qind) nga të gjithë të burgosurit për trafik ose posedim droge.

Shqiptarët – të cilët përbëjnë një numër disproporcional të veprave penale që lidhen me drogën – mbeten grupi më i madh i shtetasve të huaj në burg me 1,193 të burgosur, megjithëse kjo është më e ulët nga kulmi i vitit 2023 prej 1,475. Ata pasohen nga polakët (759), rumunët (716), irlandezët (707), lituanezët (339) dhe xhamajkanët (338). 

Rritet numri i të huajve në burgjet britanike, dominojnë

Gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të dukshme të numrit të shtetasve të huaj të mbajtur në burgje nga indianët (rritje prej 17 përqind), iranianët (rritje prej 10 përqind), afganët (rritje prej 28 përqind), sudanezët (rritje prej 32 përqind) dhe sirianët (rritje prej 46 përqind). Publikimi i të dhënave vjen pas presionit nga politikanët dhe mediat që Qeveria të jetë më transparente në lidhje me shkallën e krimit të emigrantëve. Konservatorët kanë kërkuar një raport vjetor në Parlament mbi kombësinë dhe statusin e vizave të të gjithë shkelësve të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB