Aktualitet

Rritje temperaturash dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale

F.I
Rritje temperaturash dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. E enjtja parashikohet të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit. 

Era parashikohet të fryjë me drejti verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit./ZËRI

Poll

MOS HUMB