
GREQI- Dyshohet se ka persona të tjerë që janë të përfshirë në rrjetin e tutorëve me “Lorelën”, vajzën shqiptare që tutoronte të mitura në vendin fqinjë. Por sipas mediave greke, të arrestuarit mohojnë akuzat me të cilat përballen. Të njëjtën gjë bën edhe shqiptarja Lorela Kapaj, e cila është njohur si “Lorela”, 31-vjeçarja nga Shqipëria. Ajo dyshohet se kishte përzgjedhur një të mitur, 17 vjeç, të cilën e shtynte që të kryente marrëdhënie me burra për një shumë prej 100 - 150 euro zakonisht. Pasi merrte paratë, e mitura, i jepte gjysmën e të ardhurave shqiptares që i gjente klientët.
Policia greke ka zbuluar një nga bisedat që Lorela ka pasur me 17-vjeçaren:

Lorela: Po ti i çmendur çfarë do marrësh?
17-vjeçarja: 40 ok?
Lorela: 50
17-vjeçarja : Mirë ha ha
Lorela: …( duartroket ) Baby të dua.
17-vjeçarja : Mbaruam, po vjen...
Lorela: A është ai me ty? Shkoni në dhomë. Jam me P…, sallon.
Për këtë bisedë, Lorela pretendons e mesazhi ka të bërë me disa para borxh për bërjen e qerpikëve. Ajo pohoi se gjithçka që donte të bënte ishte të ndihmonte 17-vjeçaren të futej në rrugën e duhur.
“E takova kur ishte 16 vjeç. Ajo po vinte në banesën time për t'i vendosur qerpikët e rremë. Unë i njoh shumë mirë prindërit e saj. Po i thosha nënës së saj ta shikonte, se kisha frikë se mos e kishte ngatërruar keq. Unë u përpoqa ta ndihmoja për ta larguar nga rruga, ajo nuk dëgjoi asnjë. Deri pak kohë më parë ajo ishte me mua dhe po qante. Nuk njoh asnjë nga të dashurit e saj."
Kërkimi i faljes së 55-vjeçarit
Një prej të arrestuarve, një 55-vjeçar tha se nuk e dinte që vajza që takoi ishte e mitur, pasi në letërnjoftimin që i kishte kërkuar, mosha ishte 22 vjeç.
“Takimi i parë ishte me një vajzë tjetër, e cila ishte e rritur. Kërkova letërnjoftime dhe ma dhanë dhe pashë që janë të dyja të rritura. (17-vjeçarja) ishte ulur në sediljen e pasme dhe mbante kartën e identitetit në mënyrë që të fshiheshin emri dhe mbiemri. Datën e lindjes e pashë vetëm në anën e pasme. Ajo mund të ketë përdorur edhe letërnjoftimin e policisë së shokut të saj. Unë nuk kam qenë i dhunshëm. I dhashë lekët 17-vjeçares dhe ata i ndanë mes tyre,"-tregoi ai.
Po ashtu, mediat greke kanë nxjerrë edhe fotot e të arrestuarve të tjerë, por nuk i ka identifikuar me emra.
ANËTARËT E GRUPIT:
Sipas hetimeve të autoriteteve të nisura që nga viti 2022, Lorela, nëna e një djali, një 34-vjeçar dhe 25-vjeçarja Elena “peshkonin” vajza të mitura dhe me “karremin” e jetës luksoze i fusnin në rrugën e prostitucionit. Mes viktimave të tyre është një 17-vjeçare dhe një 15-vjeçare, ndërsa autoritetet vlerësojnë se ka shumë më tepër vajza që ranë në “grackën” e tyre. Fillimisht 17-vjeçaja deklaroi se “Lorela” nuk e kishte detyruar dhe ishte e pafajshme, por më pas tërhoqi deklaratën duke pranuar se ishte kërcënuar. Viktima kryesore e saj ishte një vajzë 15-vjeçare, së cilës dyshohet se i është afruar miqësisht në vitin 2022. “Lorela” kishte qëllimin kryesor ta shtynte në prostitucion me joshjen e parave./ZËRI