Aktualitet

Arrestimi i tutores shqiptare Lorela/ 15-vjeçarja tregon si u josh: Po fitoja shumë para

15-vjeçarja u shpreh se u përfshi në rrjetin e prostitucionit, pasi po joshej nga paratë.

D.XH
Arrestimi i tutores shqiptare Lorela/ 15-vjeçarja tregon si u josh: Po
Lorela Kapaj

ATHINË - Gjithsej pesë persona janë arrestuar për prostitucionin me vajzat e mitura në Atikë, teksa policia ka arrestuar edhe dy individë të tjerë. Bëhet fjalë për një 26-vjeçare, e cila akuzohet se ka qenë tutore e një të miture dhe një 64-vjeçar, i cili akuzohet për “veprime seksuale me një të mitur që nuk ka mbushur moshën madhore, kundrejt pagesës”. 26-vjeçarja dyshohet se ka lënë takime me një vajzë 17-vjeçare, të cilën e ka shoqëruar te klientët, ndërsa 64-vjeçari akuzohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me dy të miturat, 15 dhe 17 vjeçe.

Në të njëjtën kohë, një 15-vjeçare, shoqe e 17-vjeçares dhe viktimë e rrjetit të prostitucionit, duke folur në emisionin “Të vërtetat me Zinën”, ka treguar se si ka rënë në “rrjetat” e tutorëve dhe ka përshkruar atë që ka përjetuar. “Unë nuk i njihja këta persona, mësova nga 17-vjeçarja, të cilën e njihja që në moshën 14-vjeçare, kur nuk e bënte këtë punë. Ajo u josh nga paratë. Ajo merrte 100 euro ose 50 euro për çdo klient dhe ishin shuma jo të vogla për ne”, ka deklaruar fillimisht ajo.

E pyetur për arsyen që u përfshi vetë në prostitucion, vajza që i tregoi nënës së saj se çfarë po përjetonte dhe më pas iu drejtua Policisë, shpjegoi: “Pashë që aty bëheshin para dhe u emocionova. Po merrja 100-150 euro. E bëra këtë punë për dy javë”.

Tre të arrestuarit e parë dhe roli i “Lorelës”

Javën e kaluar për këtë rast janë arrestuar tre persona. Një rol kyç në rrjet ka luajtur një 31-vjeçare e quajtur "Lorela", e cila që në fillim të vitit 2022 kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me një 15-vjeçare dhe e ndihmonte të gjente klientë dhe më pas merrte një pjesë të fitimit. 31-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur, u arrestua në shtëpinë e saj në Kolonos, ku disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e çuditshme që kishte me nxënëset e zonës.

Personi i dytë i arrestuar javën e kaluar është një 34-vjeçar, shok i shqiptares Lorela Kapaj. 34-vjeçarja, nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një shoqen e saj 17-vjeçare në atë kohë, duke iu propozuar se do iu gjente klientë të pasur për takime seksuale me pagesë, ndërsa i fotografonte me të brendshme, duke postuar fotot në një faqe interneti, përmes së cilës ishin rezervuar dhe realizuar të paktën 10 takime në hotele të ndryshme në qendër të Athinës.

Personi i tretë i arrestuar akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy të miturat në periudhën korrik-gusht 2023 në shtëpinë e tij në Korydallos, duke u paguar vajzave shumën prej 100 euro secilës.

Tre të arrestuarit akuzohen – sipas rastit – se janë tutorët e një personi nën moshën pesëmbëdhjetë vjeçe. Ata akuzohen edhe se në mënyrë të vazhdueshme, kanë keqpërdorur të miturat, duke përdorur mjete elektronike të komunikimit në mënyrë të vazhdueshme, pornografi (prodhim, shpërndarje dhe posedim), përmes sistemeve të informacionit, si dhe i kanë shtyrë të kryejnë marrëdhënie seksuale me pagesë.

Përpara disa ditës, policia greke njoftoi arrestimin e Lorela Kapajt. 31-vjeçarja Kapaj nga Shqipëria kishte krijuar njohje me një vajzë 15-vjeçare në vitin 2022, të cilës i gjente klientë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës./ZËRI/

Poll

MOS HUMB