
TIRANË-Për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik, policët do të punojnë 4 orë shtesë çdo ditë gjatë gjithë verës. Mësohet se të gjithë efektivët do të punojnë nga 12 orë çdo ditë gjatë gjithë sezonit kundrejt pagesës. Tashmë përgjatë tre muajve efektivët do të paguhen për të gjitha orët shtesë, ku në një muaj do të paguhen përveç pagës edhe 104 orë të tjera shtesë.
Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është hequr kufizim i pagesës së orëve shtesë, ku efektivët paguheshin vetëm 16 orë shtesë në muaj.
Urdhri i firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku hyn në fuqi nga data 15 qershor deri më 15 shtator./ZËRI