Aktualitet

'S'futesh dot!'/ I riu qëlloi me grushta efektivin, Policia jep detaje: Inspektori e qëlloi me armë, ishte vetëmbrojtje

I riu, 26-vjeçari i identifikuar me inicialet D. B., duke drejtuar një automjet tip "Volksëagen" është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugë, edhe pse ishte e bllokuar.

k.m.
'S'futesh dot!'/ I riu qëlloi me grushta efektivin, Policia
Pamje nga Fieri

FIER- Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në Fier, ku një i riu është plagosur nga një efektiv policie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në vendin e quajtur "Ish- globi", Policia ishte vendosur në patrullë për të bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti në qendër të qytetit. I riu, 26-vjeçari i identifikuar me inicialet D. B., duke drejtuar një automjet tip "Volksëagen" është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugë, edhe pse ishte e bllokuar. Duke qenë se ishte vendosur që në zonë nuk do të futej asnjë mjet, punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futej brenda perimetrit, ndaj dhe i riu ka dalë nga mjeti dhe e ka qëlluar me grushte në fytyrë. Si pasojë, sipas Policisë, efektivit i janë shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë. Kështu që po sipas njoftimit zyrtar inspektori me inicialet Sh. J., e ka qëlluar për vetëmbrojtje duke e qëlluar në këmbë.

"Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit,"-thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur "Ish globi", në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti. Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip "Volksëagen" është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar. Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë. Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B. Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit. Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje./ZËRI

Poll

MOS HUMB