Aktualitet

SKANDALI VAZHDON! Vaji i ullirit me pesticide, AKU hesht, produktet ende në markete

Sipas analizave, vajrat kanë përmbajtje të lartë persticidesh.

k.m.

SKANDALI VAZHDON! Vaji i ullirit me pesticide, AKU hesht, produktet ende në
Foto ilustruese

TIRANË- Vaji i ullirit është një nga produktet më të domosdoshme të shportës ushqimore! Por në Shqipëri është i pakonsumueshëm, madje mund të të rrezikojë edhe jetën. Analizat e bëra në laboratorin italian “Chemiservice” tregojnë se disa marka shqiptare edhe pse shiten për çmim vaj ulliri kanë në përbërje vaj luledielli apo misri. Por kjo nuk është më e rënda! Sipas analizave, vajrat kanë përmbajtje të lartë pesticidesh.

Nuk dihet sesi, por ia kanë dalë që të tregtohen edhe më çmim të lartë. Duke qenë se jozyrtarisht Agjencia Kombëtare e Ushqimit pretendon se po i heq nga tregu, në fakt e kundërta ka ndodhur. ZËRI ka bërë një vëzhgim në vetëm disa markete të Tiranës dhe rezultati është i frikshëm. Në të gjithë këto markete tregtohen vajrat që duhet të ndalohen dhe të zhduken për konsumatorët. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, lirisht vazhdon shitja e markave Dhërmiu, Borsh (Y.Hajdini), Borshi, Sidnej, Lundra, Petrela, Vaj Ulliri Berati.

Ndërkohë që burime pranë AKU-së pretendojnë se vajrat janë tërhequr pjesërisht nga tregu. Në fakt e kundërta ka ndodhur. Në një kohë kur AKU duhet të ishte ngritur në këmbë për të mbrojtur interesin dhe shëndetin e konsumatorit, heshtja ka pllakosur institucionin. Me këto ritme, këtë fundvit dhe më gjatë do të vazhdojmë që të helmohemi me pesticide. E vetmja gjë që na mbetet si media është që të paktën të informojmë qytetarët lidhur me produktet që nuk duhet të blejmë. E sa i përket shtetit; festat mund t’i kalojmë edhe në spital, ndaj KUJDES. Mos i blini markat, informohuni për të mbrojtur shëndetin tuaj…/ZËRI

Poll

MOS HUMB